KLSH e ka çuar 7 muaj më parë në prokurori, dosjen që drejtori Xhika ka bërë me rrugën e aksidentit

586
Skandali me tenderin e segmentit të aksit rrugor ku ndodhi aksidenti tragjik ku humbën jetën dy fëmijë 3 e 5 vjeç, nuk u zbulua pasi ndodhi aksidenti, por është konstatuar nga KLSH qysh 7 muaj më parë, duke u çuar si denoncim për drejtorin e ARRSH Dashamir Xhika, si personi i vetëm përgjegjës që ka inskenuar, urdhëruar dhe pranuar krimin ekonomik, financiar e tekniko-fizik me aksin rrugor ku u vranë dy fëmijë, Prej 7 muajve, gazeta “Telegraf”, ka denoncuar heshtjen e prokururisë dhe institucioneve të tjera të hetimit, të cilët heshtën, duke ngurosur dosjen “Xhika” të mbushur me krimet me rrugët, konkretisht edhe me aksin rrugor, për të cilin drejtori Xhika merret për herë të dytë në hetim jo se kishte dëshirë prokuroria, por sepse u detyrua prej faktit të abuzimit me projektin, duke favorizuar biznesin e një zyrtari të lartë të ministrisë “Haxhinasto”, i cili është realisht familjarë bashkëpronar në këtë biznes, për të interesat e të cilit u bën “kurban” dy foshnje! Sipas burimeve të informacionit, po tentohet përsëri të mbyllet edhe kjo dosje e Xhikës, mbasi thuhet se një zyrtar i lartë në organin e hetimit po bën presion që drejtori Xhika të mos “preket”, paçka se doja e Kavajës dhe dosja e KLSH që duhet të kishte çuar e duhet të çoj Xhikën me urgjencë në pranga e në burg, janë e njëjta tematikë. Brenda tyre është një abuzim i stërmadh e i rëndë në shkelje të ligjit të prokurimeve, maturimit, administrimit dhe kontrollit të fondeve publike, që nis dhe finalizohet dukshëm me abuzime të shumta në këtë projekt të pa zbatuar sipas detyrimit dhe parametrave të sigurisë rrugore. 
Gazeta “Telegraf” ka denoncuar 12 herë aferën “Xhika-Haxhinasto” me segmentin rrugor që shkaktoi aksidentin 
Sipas dosjes investigative që ka publikuar gazeta “Telegraf”, se aksi rrugor “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë”, kontrata që bëhen e ribëhen me abuzime është pjesë e arteries bazë të rrugëve nacionale e internacionale të Shqipërisë. Ky aks rrugor është tenderuar me një emërtesë teknike zhvilluese ndërtimore objekti “Ndërtim Rruga By Pass Plepa-Rrogozhinë”, nënshkruar me kontratë të prokuruar me Nr. 10622/6, datë 30.12. 2008, hedhur për zbatim nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve (ARRSH), me fond financiar 533 milionë, 379 mijë e 410 lekë. Kjo rrugë ka pasur mbështetje edhe një kontrate tjetër shtesë me Nr. 1876/4, datë 18. 03. 2011, me vlerë 85 milionë, 149 mijë e 690 lekë. Ky aks është ndërtuar nga një firmë e njohur e cila nga Plepat deri tek Përroi Agait, ka zbatuar projektin me respektim të plotë të çdo elementi teknik e sigurie të rrugës, në të 4 “lotet” e tenderuar. Çfarë rezulton në punimet që janë bërë e po bëhen në 6 lotet e tjerë, të cilët i janë dhënë për zbatim një firme tjetër klienteliste që rezulton se ka dorë edhe firma që ka në pronësi karburantin e që është pronë e familjes Keri, të shefit të kabinetit të ministrit Haxhinasto, e Kerit tjetër drejtor i Komisionit të Prokurimeve Publike dhe i 4 Kerëve të tjerë që bredhin nga një parti në tjetrën e në çdo kohë, ashtu si edhe aktualisht “kapin e mjelin” tendera, biznese, licenca e poste të lart, sic i kanë edhe në shtetin e pushtetin aktual. pikërisht për biznes-karburantin e Kerëve u ndryshua dhe u cënua projekti, u eliminuan elementët mbrojtës të rrugës. 


Rezulton, se jo vetëm referencat financiare të prokurimit janë me abuzime, por edhe procedurat e zbatimit të tenderit të këtyre 6 loteve të këtij aksi rrugor, kanë ndryshuar disa herë, duke ndryshuar vlerat dhe eleminuar elementët e projektet, sidomos të sigurisë së rrugës në aspektin e sinjalistikës rrugore. Kujtojmë, që aksi rrugor “Plepa (Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” është ndarë si objekt në 10 lote, të prokuruar nga Xhika, të dirigjuar e bekuar nga Xhika dhe Haxhinasto! Po ku qëndron skandali, që e ka emrin abuzim me vlerën dhe projektin e tenderit për 6 lotet, nga përroi Agait deri në Rrogozhinë, aks ky i ndërtuar me ndryshim fizik të projektit dhe abuzim në volumin e punimeve dhe në elementët e sigurisë rrugore, madje edhe në veprat e artit të rrugës, duke ndërtuar një aks rrugor jashtë standardit teknik, pa asnjë siguri qarkullimi. Konkretisht, rruga “Plepa (Përroi Agait)-Rrogozhinë” ka nisur dhe vazhdoi me abuzime, nënshkruar me kontratë Nr. 4488/4, me vlerë kontrate bazë 832,397,614 lekë, nga zbatimi i të cilës në terren, krahasuar me punimet e kryera në objekt, rezultojnë diferenca në realizimin e shtresave asfaltike, konkretisht konglomerat 12 cm dhe binder 6 cm. Në total në këtë aks, janë 100 miliardë lekë fonde, të cilët po bëhen “pasuri” për “çetën” Xhika të kupolës së drejtorisë së rrugëve, për klientët e tij që ka përzgjedhur si fitues të tenderit (loteve) dhe për shefat e tij politik në ministri, të cilët kanë miratuar këtë abuzim dhe lejuan deri në centimetrin e fundit të këtij aksi, ku sipas cilësisë së punimeve, standardeve të sinjalistikës dhe ndryshimit të projektit nuk ka asnjë siguri, siç u vërtetua edhe nga aksidenti. Nga investigimi fizik i bërë në rrugë prej gazetës “Telegraf”, rezulton se edhe në aksin e këtij loti janë bërë abuzime me vjedhje miliona lekë volume e parametra cilësor, apo sigurie rrugore, të cilët janë eleminuar në zbatim, pra nuk janë zbatuar si punime sipas projektit të miratuar fillestar, por janë bërë ndryshime me firmë e vulë të kupolës drejtuese të komanduar e menaxhuar prej drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika. Firmat (ç)ndërtuese, kanë përfituar fondin e punimeve të pakryera në sasinë afro 4000 metër katrorë rrugë të quajtur konglomerat me trashësi 12 cm dhe afro 3700 metër katror punime të quajtur konglomerat me trashësi 8 cm, si dhe afro 5000 metër katrorë punime të quajtur binder me trashësi 6 cm. e po kështu abuzime ka edhe në zbatimin e projektit në segmentin rrugor që përfshihet në lotin nr. 8, me fond financiar të miratuar me prokurim përfundimtar në vlerën 822 milionë,100 mijë e 874 lekë, si dhe në lotet nr. 9 e 10. Është momenti që kjo dosje të mos mbyllet, por të hetohet me detaje prej krimit ekonomik-financiar dhe prokurorisë, mbështetur në dosjen e këtij tenderi, duke nisur hetimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, abuzatorin Dashamir Xhika. 
————————————————————–
Ligji që duhet zbatuar për aferat Xhika-Nasi
Ligji e detyron çuarjen përpara drejtësisë për abuzimin me rrugën dhe për pasojën tjetër me humbje jete njerëzore që ka shkaktuar abuzimi i tij, mbasi sipas Nenit 248 të KP, vetëm për abuzimin financiar e ndryshimin e projektit të rrugës dhe lënien e rrugës pa element mbrojtës, e mbyll drejtorin Xhika 7 vite në “qeli” dhe nga lekët e vjedhura i sekuestron gjobën 10 milionë lekë, kjo vetëm për shpërdorim detyre, pa llogaritur ndëshkimin për aksidentin si pasojë prej abuzimit, siç ka ndodhur edhe në akset rrugore që ka prokuruar drejtoria rajonale e Gjirokastrës, ku ndodhin përditë aksidente me pasojë vdekje e invaliditete, por që prokuroria nuk po vepron paçka se ka qindra fakte, akt kontrolli, denoncime nga subjektet ndërtuese për afera korruptive, vendime, shkresa e urdhra antiligjor tenderësh që shiten në zyrën e drejtorit të rajonit rrugor Dhimitër Nasi, për të cilat do të vazhdojmë të denoncojmë me fakte të reja abuzimesh në vijim. 
vijon
Sigal