“Klik Ekspo Group”, sinergjia që ngjiz të ardhmen mes bizneseve

508
“Klik Ekspo Group” ka ndërtuar tashmë traditën e zhvillimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të fund nëntorit, duke krijuar besimin e nevojshëm të biznesit brenda dhe jashtë vendit për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme gjeo-ekonomike. Edicioni i 22-të i këtij evenimenti e afirmon sërish, kontributin e “Klik Ekspo Group” në mënyrën e veçantë që jep në zhvillimin e vendit, njohjen e biznesit të huaj me avantazhet konkurruese që ofron Shqipëria dhe ngjizjen e sipërmarrjeve të reja të bashkëpunimit mes partnerësh. Këtë fakt e evidenton numri gjithnjë e në rritje i sipërmarrjeve ekspozuese, në krahasim me vitet e tjera. Në vijim të një tradite tashmë të ndërtuar ndër vite, “Klik Ekspo Group” respekton vlerësimet dhe pritshmërinë e qindra përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrës e vizitorëve edhe me anë të nderimit në ceremoni të veçanta, të personaliteteve të shquara për merita të veçanta në fusha të ndryshme.
Prodhuesi Italian i ketchup të MacDonald “Madeo srl”, interes për tregun shqiptar
Presidenti i “Klik Ekspo Group”, Luan Muhametaj dhe përfaqësues të kompanisë italiane kalabreze, “Madeo srl”, që janë ekspozues në Panairin “Klik Ekspo Grup”, të kryesuar nga Presidenti i saj Ernersto Madeo, patën ditën e djeshme në ambientet e “Klik Ekspo Group” një takim pune. Pas prezantimit të historisë dhe ecurisë së këtij biznesi, ndër më të vjetrit në Itali, për përpunimin e mishit, Z. Madeo parashtroi ide e mundësi për bashkëpunim në të ardhmen edhe me Shqipërinë. Si dy vende fqinje, me tradita e zakone të ngjashme, të dy Presidentët shprehën optimizmin e tyre për të sjellë në tregun shqiptar, për herë të parë produktet origjinale “Madeo srl”. Madeo është një biznes familjar ushqimor, që i kushtohet prodhimit të mishit të derrit dhe sallamerisë që prej 1984 në Calabri, duke filluar si një punishte e vogël e produkteve tradicionale kalabreze. Sot Madeo është një kompani e mirëfilltë industriale, me fermat, fabrikat , magazinat, transportin e mishit të derrit të përpunuar dhe të freskët dhe pjata të gatshme. Si partner i “MacDonald”, Madeo prodhon dhe salcën ketchup, ingredientin mitik të fast-foodit amerikan. Sot eksportojnë në 22 vende të botës. 
Panairi i “Klik Ekspo Group”, vitrinë e prezantimit të kompanive kineze në Shqipëri
Kevin Fu, përfaqësues i sipërmarrësve kinezë (Shangahai RCG Business Consultant Co. LTD, (përfaqësues i Këshillit për Promovimin e Tregtisë me jashtë të Republikës Popullore të Kinës, u shpreh se, “Firmat kineze kanë interes për tregun shqiptar dhe jo vetëm interes ekonomik, por edhe miqësor dhe këto ditë në Panair e kemi ndjerë këtë miqësi”. Salloni i biznesit Kinez, në Panairin e “Klik Ekspo Group” është një mundësi më shumë për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Salloni Kinez i inkuadruar në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve, me 27 përfaqësues biznesi, tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë, që kanë mbushur ambientet e Panairit.
Sigal