Klik Ekspo Group dhe NAREA çelin te Piramida Global Real eXtate Fair: Panairi i pasurive të paluajtshme, një mundësi e mirë për investitorët

73
Sigal

Nga data 12-14 qershor Tirana do kthehet kryeqendra botërore e pasurive të paluajtshme.

Klik Ekspo Group dhe NAREA për herë të parë në Shqipëri do të organizojnë  Panairi Ndërkombëtar  “Real eXtate”, aktivitet i cili ka në qendër të vëmendjes pronat në Shqipëri.

Investitor të huaj dhe vendas do të kenë mundësi që gajtë ktyre ditëve të përfitojnë edhe nga ulja e çmimeve.

Reinaldo Pipiria, drejtori ekzekutiv i shoqatës kombëtare të pasurive të paluajtshme thotë se ky aktivitet do të ndihmoj tregun dge do tu jap mundësi investitorëve.

“Sa i përketë regjistrimit të pasurive brenda vitit 2025, Pipiria e konsideron si nje hap të rëndësishëm që më në fund do të rregullojë tregun e do ti vendos të gjithë përball rregullave të njëjta. Vitet e fundit është vënë re se zonat bregdetare po kërkohen shumë nga të huajt dhe emigrantët shqiptarë, tha ai.

Ndërkohë që në jug të vendit është arritur një stabilizim i tregut të pasurive të paluajtshme, problemet më të mëdha, Reinaldo Pipiria i shikon në veri të Shqipërisë.

Pipiria, solli në vëmendje objektivat dhe risitë e Global Real eXtate Fair që do të mbahet në Tiranë me 12, 13 dhe 14 qershor, ku theksoi se “ky  është panairi i parë i këtij lloji në Shqipëri, duke iu dedikuar ekskluzivisht tregut të pasurive të paluajtshme”.

Ai tha se, “Global Real eXtate Fair targeton patjetër edhe pjesën e klientëve shqiptarë, ndërsa është event global me vizitorë nga Amerika, Europa, dhe pak nga pjesa e Turqisë. Në Shqipëri, gjatë periudhës maj-tetor ka flukse turistësh dhe në të njëjtën kohë ka fluks blerjesh nga të huajt. Global Real eXtate Fair targeton edhe këtë kategori. Ky event do të ketë risi në projektet interesante për blerësit e huaj dhe sidomos projektet që janë në bregdetin shqiptar. Pra, periudha e qershorit ka qenë e vlerësuar si periudha me impaktin më të madh, përsa u përket mundësive të të bërit biznes ndërmjet aktorëve të huaj”.

Pipiria zboli disa nga risitë e këtij evendi që kanë lidhje, qoftë me oferta për kategoritë e ndryshme të klientëve, por në të njëjtën kohë do ketë risi dhe ne aspektet PropTech.

“Do të ketë edhe sesione të veçanta, si mënyrat më të reja të prezantimit virtual të projekteve me teknologjitë më të fundit. Do të flasim për PropTech (Property Technology), pra për mundësitë e reja të të bërë biznes duke u mbështetur në zhvillimet më të fundit teknologjike, duke përfshirë edhe Blokchain-et, inteligjencën artificiale dhe çdo gjë që teknologjia ka sjellë për pasuritë e paluajtshme”, u shpreh ai.

Pipiria deklaroi se, “ka qënë një iniciativë e përbashkët e të dy aktorëve më të mëdhenj, Klik Ekspo Klik dhe Narea  përsa i përket sektorëve respektivisht. Kliku është patjetër me eksperiencën disa dhjetëra vjeçare në organizimin e panaireve dhe është lider në këtë sektor. Po në të njëjtën kohë dhe NAREA është organizata e vetme e biznesit në Real Estate, por edhe ndër organizimet më të mëdha të biznesit dhe ato profesionale me mbi 400 anëtarë dhe duke mbështetur pjesën kryesore të tregut Real Estate dhe të ushtrimit në mënyrë profesionale të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Duke u bërë bashkë, ne sjellim një produkt, i cili për 30 vite i mungonte tregut shqiptar”.

Sipas tij, është hera e parë që ka një panair global të pronave, por edhe një panair, i cili targeton këtë industri pa u ngatërruar me industritë e tjera. “Në përgjithësi, në historikun e të bërit panaire në Shqipëri, asnjëherë nuk ka pasur një produkt të tillë. Gjithmonë kanë qenë të miksuara me mobilerinë, me arkitekturën, me materialet e ndërtimit, por jo një Real eXtate Fair i mirëfilltë. Kështu që të dy aktorët panë nevojën dhe momentin e duhur për të sjellë këtë gjë në Shqipëri. Tregu i pasurive të paluajtshme, duke filluar që nga 2016 ka njohur një rritje konstante. Ky produkt ishte pikërisht ai, i cili do t’u japë mundësi platformave të zhvillimit, platformave të edukimit të klientëve, do t’u japi mundësi edhe ndërkombëtarizimit të tregut, akoma më tepër ndërkombëtarizimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në funksion të blerësve të huaj, të turizmit dhe në funksion të zhvillimit teknologjik”, u shpreh Pipiria.

Panairi ndërkombëtar i pasurive të pakuajtshme do të mbahet në ambientet e Piramidës në Tiranë

Në kuadër të panairit një moment tjetër shumë i rëndësishëm, është organizimi I Konferencës Ndërkombëtare, “Shqipëria, ylli në ngjitje i Pronave të Paluajtshme”, organizuar nga NAREA dhe Klik Ekspo Group, në kuadër të Global Real eXtate Fair .

Konferenca ka në fokus zhvillimin e sektorit të pasurive të paluajtshme, problematikat, zgjidhjet bashkëkohore të shitjes, marketingut dhe menaxhimit të investimeve në këtë domen. Folësit ndërkombëtarë profesionistë të pasurive të paluajtshme autoritetet shtetërore, ekspertët dhe protagonistët e industrisë, do të hedhin dritë mbi perspektivat ekonomike dhe strukturat ligjore që e bëjnë Shqipërinë joshëse për blerje dhe investime në real estate.

*Konferenca do të zhvillohet në: Sallën e Konferencave “Amantia” – Marriott