Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 17.03.2021, në orën 10:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor
datë 17.03.2021
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Miliana Muça”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Miliana Muça, për vitin 2019”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Daniela Shirka”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Daniela Shirka, për vitin 2019”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën prill – korrik 2021”.
7. Miratimi i procesverbaleve të datave 14.01.2021, 21.01.2021, 25.01.2021, 28.01.2021, 29.01.2021, 04.02.2021, 08.02.2021, 11.02.2021, 12.02.2021, 15.02.2021, 16.02.2021, 24.02.2021 dhe 25.02.2021.




















