KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

290
Sigal

KLGJ ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillojë një mbledhje në platformën online, ku do të shqyrtohet kërkesa e ILD-së, për pezullimin nga detyra të një magjistrateje emri i të cilës akoma nuk është bërë i ditur.

Njofimi i KLGJ-së :

Të Hënën në datën 07.06.2021, në orën 13:30, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku do të shqyrtohet kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin nga detyra të magjistrates {…}  me detyrë  gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë {…}, deri në përfundimin e procedimit disiplinor.