KLD vendos sot për Ina Ramën

500
Sigal

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e ish kryeprokurores Ina Rama për kthimin e saj në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë.Kërkesa ishte depozituar në KLD muaj më parë por nuk ishte futur në rend dite. Sipas ligjit, Rama ka të drejtë të emërohet si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin e ka mbajtur para se të emërohej në drejtimin e akuzës shqiptare. Mbledhja e sotme do të drejtohet nga vetë Presidenti Nishani, i cili mban dhe postin e kryetarit të KLD-së.Kërkesa e Ramës bazohet në ligjin për organizimin e funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon se: “Pas përfundimit të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin e Prokurorit në Prokurorinë e Pergjithshme ose në vendin e mëparshëm apo një vend të barazvlefshmëm me vendin e mëparshëm.”Mbledhja ka në rend të ditës 12 pika. Gjithashtu pritet të zgjidhet dhe kreu i Apelit për Gjykatën Administrative të Tiranës.