KLD: Emërime, vlerësime dhe shkarkime për gjyqtarët dhe magjistratët

2346
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi dje më datë 10.02.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me caktimin në pozicion të magjistratëve që kanë përfunduar në periudhën tetor 2013 – qershor 2016 në Shkollën e Magjistraturës. Në përfundim të procesit të votimit Këshilli vendosi emërimin e tyre si më poshtë:
Emërohen 8 magjistratët e parë
Oltjona Goxha, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Semiramis Hoxholli, në Gjykatën Administrative Shkallës Parë Tiranë;
Besjana Garxenaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 
Ergys Gashi, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
Fildeze Hafizi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Ersida Bajgora, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje; Bevis Shehaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë; Artan Jahollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Më pas magjistratët e emëruar bënë betimin para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Engert Pëllumbi. Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit të magjistrates Drita Velia, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës. Këshilli vijoi, me miratimin e dorëheqjes së gjyqtarëve I. Ç., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe I. P. gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Elbasan. Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës të ministrit të Drejtësisë, për procedimin disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Vlorë, P. A. Në përputhje me procedurën, anëtarët e KLD-së, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, vendosën rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë. Sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. 
Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:
Gjyqtare Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Gjyqtare Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2010-2012)
Gjyqtare Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Gjyqtar Gjovalin Përnoca, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.
Gjyqtare Enkela Bajo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtar Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Gjyqtare Arta Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012) 
Gjyqtare Regleta Panajoti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Gjyqtar Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës. (2010-2012) 
Gjyqtar Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Gjyqtar Eriol Roshi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. (2010-2012) 
Gjyqtar Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 
Gjyqtare Elona Stavri, Gjykata e Apelit Tiranë 
Gjyqtar Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan. (2010-2012)
Gjyqtare Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Sigal