Kishte mbjellur kanabis afër përroit, prangoset 39 vjeçari

512
Sigal

Policia në Tepelenë ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili po kultivonte kanabis. Ai u ndalua pasi pranë një përroi, kishte mbjellë bimë narkotike dhe kujdesej për rritjen e tyre.

“Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”, në pronë publike, u gjetën të kultivuar bimë kanabisi”

Ja njoftimi i policisë:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Gjirokastër. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike nga efektivët e policisë Libohovë u arrestua në flagrancë S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”, në pronë publike, u gjetën të kultivuar bimë kanabisi.

Ndaj të dyshuarit në cilësinë e personit që i kishte mbjellë, materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.