Kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, flasin fqinjët e 50-vjeçares që u plagos nga i biri: Nuk e besojmë dot

122
Sigal

Fqinjët e familjes Çobaj janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Ato shprehen se nuk e prisnin që Klaudio Çobaj të godiste me thikë të ëmën, pasi ishin familje e qetë. Fqinjët kanë treguar se 30-vjeçari ka pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania.

“Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë. Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjalë, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.

“Jemi habitur. Ajo jetonte me vajzën, ai ishte në Gjermani. Djalin e kish kapur Covid, erdhi nga Gjermania, kishte një kollë. Nuk dëgjuam asgjë, ishte familje e qetë”

Mëngjesin e sotëm, Klaudio Çobaj plagosi disa herë me thikë nënën e tij 50-vjeçare, Donika Çobajn. Shkak mësohet të jetë bërë rekuizimi i nënës që t’i jepte para. I riu u arrestua nga policia në gjendje të dehur, disa minuta pas arratisjes.