“Kërkojmë pastruese, jo me ngjyrë”/ Njoftimi i pazakontë i lokalit në Elbasan, reagon Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Është e papranueshme, dënohet me ligj!

224
Sigal

Deklaratë për mediat nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

“Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u sinjalizua për shfaqjen në rrjetet sociale të një “Oferte për punë” në një Bar Kafe të qytetit të Elbasanit, ku qartësisht shfaqet diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës, çka është e papranueshme dhe e sanksionueshme me ligj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të ndërmarrë të gjitha hapat që i njeh ligji për ndreqjen e kësaj shfaqje diskriminuese.

Të inkurajuar nga reagimet denoncuese të kësaj situate Diskriminuese, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit qytetarët që janë dëshmitarë të situatave diskriminuese apo kanë dijeni, të sinjalizojnë në kanalet tona të komunikimit dhe në të gjitha rastet do të ndiqet praktika e hetimit administrativ dhe marrja e vendimeve përkatëse.

KMD i bën thirrje të gjithë subjekteve private që të evitojnë sjelljet diskriminuese dhe ti konsiderojnë qytetarët të barabartë në të drejtat dhe dinjitetin e tyre”