Po bën gafa të vazhdueshme, Bruno Fernandes godet rëndë kapitetin Harry Maguire me foton e postuar

186
Sigal

Harry Maguire është njëri nga futbollistët më të kritikuar te Manchester United kohëve të fundit.

Kapiteni i Manchester United nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë dhe ai është duke u kritikuar shumë nga tifozët e Djajve të Kuq.

Sikur mos të mjaftonin kritikat nga tifozët e futbollit dhe klubit, ka ardhur një goditje indirekte për Maguire edhe nga një bashkëlojtar i tij.

Mesfushori portugez i Manchester United, Bruno Fernandes ka vendosur ta publikojë një foto në Twitter, ku nga tifozët po shihet si një kunj për Maguire.

Fernandes ka publikuar një foto së bashku me dy mbrojtësit e United, Raphael Varane dhe Eric Bailly gjatë stërvitjeve duke shkruar se ndihet i sigurt në mesin e tyre.

 

“Ndjehem shumë i sigurt në mes të këtyre dyve”, ka shkruar Fernandes duke vendosur edhe një figurë duke qeshur në postim.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë tifozët në rrjetet socaile, duke akuzuar Fernandes se po tallet me Maguiren.

Portugezi me njëfarë mënyre i ka bërë të qartë trajnerit Ralf Rangnick se duhet të luajnë dyshja Bailly-Varane në qendër të mbrojtjes.