Kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Tiranë polaku

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas polak të identifikuar me emrin Dominik Orlowski, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e shtetit të Polonisë. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në rrugën “Muhedin Llagami”, pranë një bar kafe.

Lokalizimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u bë i mundur nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë Polonisë.

Sigal

Ndaj këtij shtetasi është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur ne tentative”, vepër e kryer ne Gdansk Poloni.