Gabriel Partosh: Kur demokracia në Ballkan zëvendësohet me stabilokracinë !

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Gabriel Partosh, zë i njohur në BBC, gazetari që ka deshifruar gjithmonë Anglinë për Ballkanin.

Sigal

Jo për korrupsion, por për politika anti-serbe është shpallur “non grata” Sali Berisha!

Ja çfarë thotë gazetari i BBC, që ka qenë dhe është gjithmonë kritik me Sali Berishën:

“Mendoj se nuk e kemi diskutuar këtë më herët dhe besoj se është një pikë shumë e rëndësishme. Përse të dy vendet kanë marrë një vendim të tillë!? Mendoj se arsyeja nuk është se z. Berisha është, apo jo i përfshirë në korrupsion domethënës 10 vite më parë kur ishte Kryeministër. Mendoj se ata e shohin atë si një forcë destruktive. Atë që këto qeveri dëshirojnë si Britania dhe SHBA është stabilitet në Shqipëri dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor, sidomos në një kohë gjeopolitike të tensionuar me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, apo influenca ruse dhe mundësisht edhe ajo kineze në mbarë Ballkanin. Pra gjëja e fundit që ata dëshirojnë është destabiliteti dhe kjo ka qenë e lidhur gjithmonë me zotin Berisha. Mbështetësit e tij sulmuan edhe selinë e Partisë Demokratike në janar, partinë e tij, kur … (nuk kuptohet…me gjasa thotë:)… u përjashtua, nuk kishte të drejtë ta bënte një gjë të tillë. Ai ka qenë kundër iniciativës së “Ballkanit të Hapur” dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ndërmarrë politika anti-serbe”!