Sigal

Ekstradohet nga Greqia një 29-vjeccar, i cili është dënuar me 8 vjet burg për trafik prostitucioni.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Viktor Floqi, 29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana më datë 17.11.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin penal nr. 63, datë 10.05.2016, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”.

Për çfarë akuzohet 
Burime zyrtare nga policia e Shtetit bëjnë me dije se Viktor Floqi më datë 7 qershor të vitit 2014, ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” në Elbasan. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.