Takimi me përfaqësues të familjve heroike’, Meta: Folën për situatën e shkaktuar nga COVID dhe gjendjen ekonomike

349
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në takim përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci. “Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”, shkruan Meta. Ndër të tjera Presidenti thekson se është besimplotë se udhëheqësit e dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat.

Ja postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, z.Bekim Jashari dhe z.Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike.
Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim, do i fitojnë të gjitha sfidat. 🇦🇱❤️🇽🇰