Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në doganën e Morinës shtetasi turk

204
Sigal

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turkmenistani për veprën penale “Korrupsion”, u arrestua sot në Kukës.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin drejt vendit të largët aziatik.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”, thuhet në njofrimin e policisë së Kukësit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.”