Kërkimi shkencor prioritet, Prof. Dr. Anastas Angjeli: Revistat e Universitetit Mesdhetar platforma gjithëpërfshirëse të mendimit shkencor

12
Sigal

Kërkimi shkencor është një nga prioritetet kyëe të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Në përmbushje edhe të detyrimeve ligjore dhe standardeve të vendosura nga vendimet e qeverise dhe kërkesave specifike të Ministrisë së Arsimit, sot u prezantua numri i radhës I Revistës Shkencore “Euromediterranean”, e cila së bashku me dy revistat e tjera “Politea” dhe “EkoInfo-Sistem”, kanë shënuar një progres të dukshëm në numrin dhe cilësinë e artikujve shkencorë që publikon Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. “Është bërë një punë intensive për të pasur prurje nga autorë të ndryshëm dhe nga ana tjetër për ta përgatitur këtë revistë në përputhje me standarded e përcaktuara në vendimin e qeverisë dhe kërkesave të Ministrisë së arsimit. Së dyti ka një progres dhe përmirësim jo vetëm në formë por edhe në cilësinë e artikujve të botuar. Kemi një shtim të numrit të autorëve dhe bashkë- autorëve të cilët kanë shtuar kërkesën për të botuar në revistën tonë si brenda Universitetit ashtu edhe jashtë tij, gje që është mjaft pozitive” u shpreh Presidenti I Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik,Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Ai shtoi se revistat e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë kanë një gjithpërfshirje edhe të studentëve të Universitetit. “Këto revista janë kthyer në platforma të paraqitjes së mendimit shkencor dhe të debatit shkencor “, tha Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli. Përveë revistës Euromediterranean botimi i parë shkencor që ka nisur prej vitesh të jetë tribuna e artikujve shkencorë, UMSH –Press boton Revistën EkoInfo–Sistem. Ajo përmban studime, kërkime, vëzhgime dhe analiza në fushat e ekonomisë dhe informatikës. Me këto botime, revista synon të nxisë debatin shkencor në këto disiplina, duke përfshirë njëkohësisht mjedisinuniversitar shqiptar dhe subjektet e biznesit, si baza të rëndësishme të ekonomisë së vendit. Gjithashtu Revista “Politea” është një revistë shkencore e cila publikon artikuj në shqip ose në anglisht në fushën e shkencave politike, sociale, juridike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave humane. Revista ofron një hapësirë ku studiuesit të publikojnë punën e tyre kërkimore shkencore duke ruajtur standardet më të larta të kontrollit të cilësisë.