Romët në protestë: Shoqatat na mashtrojnë me një hamburger

421
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, para dy ditësh, u tregua i ashpër me organizatat e ndryshme të shoqërisë civile që përfitojnë fonde nga Bashkimi Europian, për të ndihmuar komunitetin rom, pasi paratë nuk shkojnë në destinacion. Veliaj u shpreh se raportet 500 faqëshe të këtyre shoqatave nuk i lexon askush dhe se romet nuk po ndihmohen konkretisht.
“Kur dëgjojmë recitime se sa para janë harxhuar për këtë komunitet, në fakt nuk janë harxhuar për komunitetin, por për të tjerë që nuk janë pjesë e tij, por që faturojmë pafundësisht ekspertizë për të shkruar pa fund letra, e seminare. Përveçse të tregohemi të disiplinuar në mënyrën se si përdorim fondet, është edhe një moment i madh reflektimi për projekte që kanë duk dhe ofrojnë një rezultat konkret. Ndonjëherë prej kësaj klime dyshuese është bërë aq e vështirë dhe burokracia është bërë aq e ndërlikuar për t’i aksesuar fondet e BE-së”, deklaroi Veliaj.
Në një protestë që zhvillonin lidhur me planin për zhvendosjen e tyre nga Bregu i Lumit, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom akuzojnë organizatat joqeveritare se e kanë kufizuar punën e tyre vetëm në shkrepjet e aparateve fotografike dhe shpërndarjen e hamburgerëve për fëmijët, por asgjë më tepër.
Sigal