Kërcënimi ndaj ujërave të “egër” të Ballkanit

558
Sigal

Shqetësimet mjedisore kanë shtyrë një projekt për diga anijesh në prag të anulimit, por një “ethe” për lumenj të Evropës Juglindore ka vendosur këto ekosisteme unike dhe kafshët e egra të tyre, duke përfshirë rrëqebullin e Ballkanit, në rrezik. Institucionet financiare perëndimore kanë akorduar qindra milionë dollarë në ndërtimin e digave në rajon, duke argumentuar se hidrocentralet janë një burim i gjelbër i energjisë, që u ofron vendeve të varfra një rrugëdalje nga pasiguria e energjisë. “The Guardian” ka mësuar se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është në prag të anulimit të një projekti prej 65 milionë eurosh në parkun kombëtar Mavrovë të Maqedonisë, nga kritikat e organizatave mjedisore, të përqendruar në zhdukjen e mundshme të rrëqebullit të Ballkanit. Por projekte të tjera janë ende në jetë, edhe nëse shumica e energjisë që prodhohet, është e destinuar për eksport. Sipas gjasave, bashkë me ndryshimet e pakthyeshme të rrjedhës dhe karakterit, shpyllëzimi dhe erozioni i tokës do të ndjekë lumenjtë “e paprekur” të Ballkanit, në bazë të analizave të reja nga agjencia RiverVVatch dhe Euronature. “Ajo që kemi këtu në Ballkan në këtë moment është një nxitim për të zbuluar atë çka ofrojnë lumenjtë”, thotë Ulrich Eichelmann, drejtor i RiverVVatch, një OJQ me bazë në Austri. “Unë nganjëherë mendoj se vendet perëndimore që kanë mbështetur financiarisht këtë proces degradimi, nuk kanë asnjë ide se çfarë ata janë duke shkatërruar. Nuk ka asgjë në Europë si ky sistem lumor”- përfundon ai. Nga malet e Greqisë, Vjosa rrjedh për 270 km deri në Detin Adriatik, duke arritur një nënbarkëz prej 2.3 km më të gjerë në kursin e saj dhe forma që ndryshon me stinët dhe në varësi të reshjeve. “Shkencërisht, ne dimë më shumë për disa lumenj në Amazonë sesa rreth Vjosës”, tha Profesor Fritz Schiemer i Universitetit të Vjenës për gazetën “The Guardian”. “Ne kemi shumë pak njohuri për biodiversitetin e ekosistemit të lumit dhe proceset e saj ekologjike si transportin e sedimenteve. Por tetë vende janë duke u përgatitur për zhvillimin e digave përgjatë Vjosës nga kompanitë e huaja. Qeveria e re shqiptare është duke u rezistuar qasjeve të tyre”. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ka thënë për Guardian se në gjashtë muajt e tij të parë në detyrë, “nuk e kaloj një ditë në punë pa dikë nga Shqipëria, Europa apo Amerika, që thotë: Ne jemi interesuar për një zhvillim të hidrocentralit”. Vitin e kaluar, investimet e huaja në nxjerrjen dhe privatizimet në të gjithë sektorin hidroenergjitik të Shqipërisë përbënin thuajse 10% të PBB-së së vendit. Anembanë Ballkanit, RiverVVatch thotë se ka prova të 435 digave të planifikuara në Shqipëri, 400 në Maqedoni dhe po 400 në Bullgari, 700 në Serbi, më shumë se 100 në Bosnjë dhe Hungari, 70 në Mal të Zi dhe më shumë se 50 në Slloveni. Në Shqipëri, licencat e lëshuara për digat tashmë kanë një vlerë investimi prej mbi £ 1.8 mld, sipas dokumenteve nga Guardian. Një e katërta e 646 impianteve të mëdha të hidrocentraleve, që RiverËatch ka analizuar, janë në parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.

Njëzet e dy nga këto janë ende në listë për në Mavrovë, parku më i vjetër dhe më i madh kombëtare i Maqedonisë, një bukuri mahnitëse prej 730 km katrore. Banka Botërore, megjithatë, është ende duke planifikuar një kredi prej 70 milion eurosh, për të ndërtuar një tjetër digë të madhe në Mavrovë, Lukovë, në një zonë kufitare me Kosovën, ku vijat ndarëse kombëtare kanë ndryshuar kohët e fundit, në një mënyrë që rastësishëm lejojnë ndërtimin e digës. Në të gjithë rajonin e Mavrovës, propozimet e digës gjithashtu kanë një dimension etnik, duke shkaktuar zemërimin nga komunitetet lokale etnike shqiptare – një pakicë në Maqedoni – të cilët thonë se ata do të devijojnë ujërat nga fshatrat e tyre, të cilët tashmë vuajnë mungesën e ujit në verë dhe do të shkatërrojnë bujqësinë lokale, si dhe traditat e kuzhinës./ The Guardian