29-vjeçarja britanike u mbyt në sy të të dashurit, instruktorja: Ishte e kualifikuar, Saimiri tentoi ta shpëtojë

141
Sigal

29-vjeçarja britanike, Rebeca Gannon, u mbyt në sy të të dashurit të saj gjatë ekspeditës së zhytjes në brigjet e Sarandës. Kjo është dëshmia dramatike që kanë zbardhur mediat angleze, rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në brigjet e Sarandës. Sipas Daily Mail, në varkën ‘Spiranca’, ishte i pranishëm dhe i dashuri i 29-vjeçares, por ai nuk ka pranuar të identifikohet dhe flasë për shkak se është i tronditur nga ngjarja.

Greta Brozi, instruktore zhytjeje dhe njëherazi bashkëpronare e varkës ‘Spiranca’, me të cilën po eksploronte turistja angleze ujërat e Sarandës, ka treguar detaje nga ngjarja e pak ditëve më parë. Sipas dëshmisë së Greta Brozit, 29-vjeçarja angleze dhe i dashuri i saj ishin të pajisur me certifikatë PADI, e cila u lejon atyre të zhyten në ujëra të thella në det të hapur.

‘Gruaja britanike që vdiq ishte këtu me të dashurin e saj dhe të dy kishin certifikata PADI për ujëra të hapur. Kështu që të dy ishin plotësisht të kualifikuar për t`u zhytur me ne. Vajza ishte në ujë për dhjetë minuta, më pas pati vështirësi. Kisthe pasur problem me rregullatorin e oksigjenit, për ai u ndryshua dhe funksiononte mirë’, tha thënë Brozi.

Greta Brozi ka treguar gjithashtu, se pasi Saimir Kushova, tashmë i arrestuar për ngjarjen, është futur menjëherë në det sapo ka konstatuar se turistja britanike ka pasur probleme. Ai e ka nxjerrë nga uji dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por kjo nuk ka mundur t`i shpëtojë jetën.

29-vjeçarja britanike u mbyt në sy të të dashurit,

Saimir Kushova

‘Saimir bëri gjithçka që mundi, e nxorri në sipërfaqe dhe më pas i dha ndihmën e shpejtë. Varka e nxori në breg ku po e prisnin mjekët. Ishte një eksperiencë shumë traumatike. I dashuri i saj është mërzitur nga kjo, ashtu si të gjithë ne të tjerët në varkë. Nuk dimë se çfarë ndodhi’, ka deklaruar Greta Brozi.

Teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, policia arrestoi një ditë më parë pronarin e varkës Saimir Kushova, i cili dyshohet se kishte punësuar ilegalisht si instruktore zhytjeje shtetasen angleze, e cila humbi jetën në ujërat e detit Jon gjatë një ekspedite eksplorimi në një anije mallrash të mbytur gjatë luftës së dytë botërore.