Ja si monopoli i kompanive celulare “One” dhe “Vodafone” po zhvat klientët!

46
Sigal

Një duopol i tillë është rast thuajse unik jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Madje po të krahasosh çmimet e ofertave, të dyja kompanitë e tanishme “One” dhe “Vodafone” kanë thuajse të njëjtin çmim për shërbimet që ofrojnë. Kjo bën që konkurrenca të mos ekzistojë, duke sjellë kosto shtesë për xhepat e shqiptarëve. 

Tregu celular është monopolizuar me lejen e shtetit në dy kompani, kështu qytetarët nuk kanë ku të përplasen tjetër. Këta supozohet të jenë në garë me njëra-tjetrën, duket se janë në një mendje, kur vjen puna për të rritur tarifën e ofertave. Nëse je abonent në një kompani celulare dhe nuk rimbush çdo muaj numrin atëherë kompania e nxjerr numrin jashtë shërbimit?! Dikur numri ishte funksional dhe prona jote për një vit, pastaj kaluan në 6 muaj dhe tani vetëm një muaj! Dhe kjo gjë nuk është e shkruar në kontratën që nënshkruan: është thjesht veprim arbitrar! Këto janë disa nga shqetësimet me të cilat përballen qytetarët.

Deri në vitin 2017 shqiptarët kishin katër kompani telefonike: Vodafone, Telekom (ONE), Alb-Telekom dhe Plus. Në fund të vitit 2017 kompania Plus falimentoi. Mes shumë vështirësive financiare, Alb-Telekom iu dorëzua ONE-it dhe në fillim të vitit 2023, zyrtarisht u shkrinë në një kompani të vetme. Kështu, Shqipëria mbetet me dy kompani telefonike, ku ka dyshime të arsyeshme se operojnë si një e vetme në vjedhjen e shqiptarëve.

Madje po të krahasosh çmimet e ofertave, të dyja kompanitë e tanishme “One” dhe “Vodafone” kanë thuajse të njëjtin çmim për shërbimet që ofrojnë. Kjo bën që konkurrenca të mos ekzistojë, duke sjell kosto shtesë për xhepat e shqiptarëve.

Vetëm Shqipëria duopol

Një duopol i tillë është rast thuajse unik jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Kështu nëse analizojmë vendet e Ballkanit, shohim se Rumania dhe Sllovenia kanë 4 operatorë të telefonisë së lëvizshme. Bosnja & Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe së fundmi edhe Maqedonia e Veriut kanë secila nga 3 operatorë. Vetëm Shqipëria ka 2 operatorë, pra është në situatë duopoli.

Po sa të përballueshme janë këto tarifa në vendin tonë?

Një konsumatori të rregullt shqiptar do t’i kushtonte një ofertë minimaliste 15 mijë lekë të vjetra, ku kjo paketë do të shërbente vetëm për nevoja bazë, si p.sh përdorimi e-mailit, minutat brenda vendit, mesazhet dhe një lundrim i shpejtë në rrjetet sociale. Një familje, e cila ka 4 anëtarë do t’i kushtonin rreth 6000 mijë lekë të reja.

Abuzimet e “One”/ Inxhinieri: Si më “grabitën” lekët dhe bllokuan shërbimin për faj të tyre

Denoncimet për abuzimet me klientët e kompanisë telefonike “One Albania” po shtohen çdo ditë e më shumë, e së fundmi, pre e abuzimeve të kësaj kompanie ka rënë inxhinieri Azmer Duleviç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar se si kompania “One Albania” i ka bllokuar shërbimin pa paralajmërim. Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur për shkak të gabimit të agjentes së “One” për një faturë të muajit mars, të cilën ai e kishte paguar, por që nuk ishte regjistruar në sistem. Inxhinieri Azmer Duleviç u bën thirrje që të reagojnë për abuzimet e kësaj kompanie, pa qenë tepër vonë.“Përshëndetje! Sot kam zgjedhur të flas për kompaninë më plehrë që ekziston në vendin tonë, më falni për fjalorin, që është kompania “One Albania”, pasi po i zhvat qytetarët, po i vjedh, shërbimi skandaloz. Por nga ana tjetër edhe arroganca e punonjësve dhe pikërisht kjo gjë ndodhi dhe me mua sot për një gabim nga ana e One nga agjentet e One, sepse kam numër biznesi për biznesin tim. Zgjohem në mëngjes, numrat bllokuar, pa asnjë paralajmërim, pa asgjë, për një faturë të marsit të vitit të kaluar që ka qenë një gabim nga ana e operatorëve të One. Pra, këtu kemi një vjedhje një gjobë. Pra unë duhet të paguaj 12 mije e 600 lekë të vjetra. Do thoni që nuk është shumë, por në fund të fundit janë lekët e mia dhe pse duhet të mi marrë “One” për një gabim të tyre? Kam bërë kërkesë, kam bërë aplikim, më është thënë që është zbritur fatura, ndërkohë që fatura del në sistem dhe mua më bllokohet numri. Pra më bllokohet shërbimi dhe unë e kam numër pune. Tani do mbajë përgjegjësi dikush apo jo? Këto kompanitë vijnë në Shqipëri, sepse nuk reagon kush, institucionet dihet se si funksionojnë dhe këta shtojnë milionat duke gjobitur dhe duke abuzuar me qytetarët. Unë besoj se ka ardhur koha dhe “Mjaft është Mjaft!”. Duhet të reagojmë, pasi nëse nuk reagojmë do duhet të vazhdojë e njëjta situatë, jo vetëm me këto kompanitë fantazmë që e kanë shërbimin skandaloz, por edhe me shumë të tjera.” – shprehet inxhinieri Asmir Duleviç.

Mijëra klientë të “Vodafone” e kanë të pamundur komunikimin, çfarë po ndodh?

Shërbimi telefonik i kompanisë celulare “Vodafone” prej mëngjesit të djeshëm funksionon me probleme, përdoruesit nuk aksesojnë dot, ose aksesojnë me probleme shërbimet e komunikimit.

Probleme janë shfaqur në të gjithë Shqipërinë duke shkaktuar pakënaqësi te klientët, për shkak se i ka prekur në punën e tyre të përditshme.

Ndërkohë e kontaktuar nga klientët e saj “Vodafone” nuk denjon as të bëjë një sqarim për atë çfarë po ndodh me rrjetin e saj të shërbimeve.