Keni plane për fundjavën? Mësoni më parë çfarë iu rezervon moti

376
Para se të bëni plane për fundjavën hidhini një sy parashikimit të motit. Për të gjithë ju që keni planifikuar të udhëtoni, meteorologët kanë lajme jo të kënaqshme. Ata parashikojnë një fundjavë të mbushur me shi.
Sipas Meteoalb: E shtuna vijon me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të përkohshme shiu në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten prezente reshjet e dëborës në zonat malore. Vonë në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në territor. Temperaturat ulen me 1 – 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë termike.

E diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara ndërsa pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.