“Keni ëndërruar të bëheni si një nga agjentët e FBI-së?”/ Ambasada amerikane thirrje për të aplikuar për në BKH

58
Sigal

Nga qindra aplikime të kryera muaj më parë pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, në garë (e cila po shkon drejt fundit) kanë mbetur vetëm 28 persona, nga 60 hetues që kërkon institucioni për t’u formuar.

Për këtë arsye, ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje për aplikime nga ata burra dhe gra që mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike Pasi Byroja Kombëtare e Hetimit të ngjashme me ato të FBI.

Reagimi:

Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI 👉 https://bit.ly/3fXfDGY

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!