Këngëtari shqiptar dhe bashkëshortja e tij shërohen nga koronavirusi

357
Sigal

Këngëtari shqiptar Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë këngëtari me origjinë nga Kosova, i cili falenderon Zotin për këtë rezultat.

Në një status në rrjetet sociale, Sejdiu falenderon edhe mjekët e Infektivit, të cilët i quan hero.

“Lajm i gezueshem ne kto momente pas testit qe bem sot une dhe bashkeshortja ime dulem NEGATIV flm Zotit Dhe repartit Infektives Ne Prishtin Shefit repartit mikut dhe vendasit tim prof Sali Ahmetit poashtu dr Valbonit Dr ,si dhe drejtoreshes ,dr Linda Ajazaj Berisha Shemsedinit, dhe dr Blerta, infermieret,

Fitimit dhe Fetijes qe qelluan sonte ktu edhe krejt stafin e infektives ju jeni Hero ju dua. Flm edhe dr Zeqe Kuqit qe tere kohen ka qen me mua dhe mjeket, sherim te shpejt te gjith atyre qe perballen me kete smundje do t’ja dilni flm edhe Infermieri,

Gzimi, Feridit Iliri Nurija sherim te shpejt edhe Shokve te mi Dr Jetish Jetishit Mentor Bytyqit Demir Panorcit dh te gjith atyre qe jon duke u sheru,”– shkruan këngëtari.

Më 18 mars, Muhamet Sejdiu, këngëtari nga Gjakova rezultoi pozitiv në testin ndaj Covid-19 së bashku me të shoqen.

Vetëm pak ditë para se të kryente testin, më datë 13 mars, Sejdiu kishte qenë në një festë dhe kishte kënduar para më shumë se 60 personash, por fatmirësisht të gjithë të pranishmit janë mirë