Presidenti Meta: Sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri më njerëzore!

268
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Postimi i plote…

Në këtë ditë të shenjtë dhe të bukur pranverore, i lumtur të ndaja me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si edhe me të gjithë besimtarët shqiptarë, urimet më të përzemërta me rastin e Fiter Bajramit.
Shpresa dhe solidariteti i mrekullueshëm, esenca e kësaj feste, të udhëheqin mendimet dhe veprimet tona, për më shumë dashuri, harmoni dhe bashkëjetesë paqësore.
Sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri më njerëzore!
Qofshin të pranuara agjërimi dhe lutjet tuaja për shëndet të mirë, mbarësi dhe gëzime të përhershme në çdo vatër shqiptare! 🇦🇱