Këngë, duartrokitje e qirinj, çfarë po ndodh në protestën për Teatrin Kombëtar

313
Sigal

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në sheshin përpara ministrisë së Brendshme. Prej mëngjesit të sotëm, ata ndodhen atje në shenjë proteste pas aksionit të ndërmarrë orët e para të mëngjesit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Por ndryshe nga orët e paradites së kësaj të diele, ata kanë ndezuar qirinj, kanë shtruar flamurin kombëtar, dhe kanë nisur të këndojnë këngën “Eja mblidhuni këtu këtu”.