“Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos!”, Artan Fuga: Mbretit askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike përveç gaztorit të vet

74

Akademiku Artan Fuga ka një thirrje pak të ‘hidhët’. Teksa publikon një minivideo ndërgjegjësuese si pjesë një projekti nga Media Look Albania, Fuga thotë se kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos. Përse?

Sepse sipas tij, mbretit që askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike, gaztorit të vet, Lolos, i lejohej, askush nuk i merrte për keq.

Fuga vazhdon më tej duke thënë se te ne sot të gjithë shefat sillen si mbretër, nuk lenë të tjerët të flasin, nuk i marrin vesh të vërtetat.

POSTIMI:

Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos!

Shiheni këtë video të bukur Tik Tok të realizuar me delikatesë profesionale nga Ester Kurizo në projektin TikTok Corruption Albania që MediaLook Albania zhvillon në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Të rinj dhe të reja provojeni edhe ju shansin e madh në disa konkurse që janë hapur në këtë projekt. Rrugën e keni të hapur duke e uploaduar vetë videon tuaj në platformën ku ka botuar Ester!

Pse lolo? Sepse mbretit që askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike, gaztorit të vet, Lolos, i lejohej, askush nuk i merrte për keq. Mbreti merrte vesh nga goja e Lolos të vërteta të mëdha.

Te ne sot të gjithë shefat (pak a shumë, me ndonjë përjashtim të rrallë) sillen si mbretër, nuk lenë të tjerët të flasin, nuk i marrin vesh të vërtetat. Vartësit kanë frikë të flasin, teknicienët janë nënshtruar, punonjësit flasin nën zë. Tmerr.

Ne na duhen Lolot tanë!

As ata nuk i kemi!

Ester i quan mungesë e të drejtave në punë :

Shshshshsshttttt Po flet vetë Aiiiiiiii!

U pika mua, copa e budallait!