Do hynte në restorant me kallashnikov, arrestohet 33-vjeçari në Kavajë

437
Sigal

Një 33-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia, pasi u kap në lagjen 13 të Durrësit teksa futej në një restorant duke mbajtur një kallashnikov të fshehur poshtë xhupit.

Pas konstatimit nga ana e policisë, u reagua duke bërë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.

Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.