Sigal

Dy raste tentativash vetëhelmimi janë regjistruar në 24 orët e fundit. Për pasojë, një i moshuar ka vdekur ndërsa një minorene ka përfunduar në spital.

Në të dy rastet, janë përdorur medikamente mjekësore për ti dhënë fund jetës.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 26. 07. 2018, në banesë, shtetësia e mitur E. C., vjeçe 15, ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore, e cila pasi ka marrë mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 26. 07. 2018, në spital, ka vdekur shtetasi K. P., vjeç 76, banues në Divjakë. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka përdorur me shumicë medikamente mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vdekje aksidentale.