Kapriçot e motit! Breshëri i dendur shkakton dëme të mëdha në Korçë

287
Sigal

Reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar shumë probleme në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Të prekura nga dëmi janë kryesisht gruri, molla, qershia dhe rrushi. Banorët shprehen se bujqësia është i vetmi përfitim monetar i tyre me të cilin jetojnë e në rast të moskompesimi nga shteti, kjo nënkupton falimentim total të fermerëve. Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gezim Topçiu shprehet se ditën e nesërme do të shkojë në terren komisioni i evidentimit të dëmeve pranë këtij institucioni.