Kapet shitësi i heroinës në rrugën e Durrësit

545
Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se shiste heroinë në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Sigal

Bëhet fjalë për të arrestuarin me inicialet E. J., i cili është prangosur gjatë operacionit antidrogë të koduar ‘Hostage’.

‘Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe pas një pune intensive, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar ‘HOSTAGE’, si rezualtat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi  E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.’, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.