Një telefon është kapur në burgun e Fierit ditën e sotme. Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga shtetësja A.S, nëna e të dënuarit M.S, brenda nje qeseje me duhan u gjet një aparat celular tip “Samsung” me touch.
Menjëherë është vënë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme.
Ky nuk është rasti i parë kur familjarët tentojnë të fusin sende të jashtëligjshme në burg.