Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se një 62-vjeçar nga fshati Lubanci i Shkupit është arrestuar, për arsye se në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municion.
“Sot, zyrtarët policorë kanë arrestuar D.Ç (62) nga Lubanci i Shkupit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karabin dhe 977 plumba të kalibrit të ndryshëm”, thonë nga policia.
Ata shtojnë se po ashtu janë zbuluar edhe tre pushkë gjuetie dhe një pushkë ajri.
Sipas njoftimit të policisë ai është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.