Kapet me 2.6 kg kanabis në Vlorë, 41-vjeçari nga Shkodra

467
Sigal

Një 41 vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Kreshnik Shala u kap me  2 kg e 600 gr, lëndë narkotike Cannabis Sativa në automjet.

“Seksioni për hetimin e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë pikasur një automjet në të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike.Gjatë ndjekjes së këtij mjeti, Policia ka bërë të mundur bllokimin e tij në rrugën e lagjes së Partizanit, pranë Spitalit Rajonal, tip “Suzuki-Ingis” me targë LAD 595, me drejtues shtetasin e mësipërm”, informon polica.

Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 2 kg e 600 gr të llojit Cannabis Sattiva, e ndarë në 3 qeska plastike.

Lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ishte  fshehur në sedilen e pasme të mjetit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.