Kakavijë, sekuestrohen 20 kg mariuanë në makinë, pranga shoferit

494
Policia kufitare e Kakavijës ka mundur të sekuestrojë gjatë orëve të natës së sotme rreth 20 kg lëndë narkotike. Burime nga policia bëjnë të ditur se mariuana është gjetur në makinën tip Citroen me targa IEM 1162, e drejtuar nga shtetasi Vangjel Kananaj nga Fieri.
Mësohet se lënda narkotike u zbulua e fshehur në dyshemenë e karrocës së lidhur pas automjetit, gjatë një kontrolli të kryer në vijën e dytë nga Policia Kufitare e Kakavijës. Ndërkohë është vënë menjëherë në prangat e policisë 55 vjeç, i akuzuar për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Lenda narkotike, automjeti dhe karroca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. 
Sigal