Kapet me 1460 euro false, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Vlorë

409
Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës, pasi është kapur me kartëmonedha të falsifikuara. Në pranga është vënë Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë, më datë 21 janar 2017, rreth orës 20:00, dyshohet se ky 32-vjecari ka furnizuar automjetin e tij tip “Jeep” me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen “Rilindja” duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, policia i ka gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 32-vjecari akuzohet për “Falsifikim të kartëmonedhave”.