Kapen me marijuanë dhe kokainë, në pranga dy shqiptarë

30
Sigal

Dy 21-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Irakleo të Kretës, pasi janë kapur me drogë.

Edhe pse jetonin bashkë me prindërit, ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën. Fillimisht është kapur në rrugë një prej të rinjve dhe më pas është arrestuar edhe tjetri.

Policia greke i’u sekuestroi atyre 3 kg 171 gram marijuanë, 104 gram kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor qe shërbente për shpërndarjen e drogës.

  • foto galeri