Kapen dy makina me klandestinë në Shqipëri, bien në pranga trafikantët

501
Sigal

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të cilët po tentonin të transportonin 15 klandestinë të huaj drejt vendeve të BE-së.

Janë arrestuar në flagrancë 19-vjeçari me iniciale M.M me banim në Kamëz dhe 45-vjeçari me iniciale P.Gj me banim në Tiranë.

“Gjatë operacionit “Udënishti” u goditen dy raste të veçanta dhe vunë në pranga:

– M.M.,19 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë

– P.Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë

Policia informon se gjatë kontrollit të ushtruar përgjatë aksit rrugor Bilisht-Pogradec, u gjetën 12 shtetas të huaj në mjetin tip “Volvo” që drejtohej nga adoleshenti Marjus Metra.

19-vjeçari raportohet se kishte marrë një automjet me qira për të mos rënë në sy të policisë. Ai i mori klandestinët në Bilisht për t’i transportuar drejt Tiranës në këmbim të parave.

Po në të njëjtin aks, gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” të 45-vjeçarit u gjetën 3 shtetas të huaj.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ky i fundit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

500 euro për klandestin.

Të arrestuarit iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro secilit.

Unifromat blu po punojnë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.”-njofton policia.