Në një situatë të vështirë po gjenden udhëtarët në aeroportin e Malpensës, ku dhjetëra qytetarë shqiptarë ndodhen të bllokuar prej më shumë se 3 orësh, pa asnjë informacion zyrtar nga linja ajrore që operon fluturimin drejt Tiranës.
Një qytetare, e cila ka dërguar edhe një video ku duken njerëz në këmbë dhe në kushte të vështira, tregon se në mesin e udhëtarëve ka rreth 15 fëmijë të vegjël, si dhe persona të moshuar e të sëmurë, të cilët po përballen me stres dhe pasiguri të madhe.
“Nuk na japin asnjë informacion, as orar të ri, dhe thonë se mund të nisemi nesër. Ndërkohë, nëse zgjedhim të largohemi nga aeroporti, na paralajmëruan se humbasim biletën,” – tha qytetarja
Udhëtarët janë të shqtësuar për shëndetin e fëmijëve dhe për mungesën e ndihmës së nevojshme.
Nuk dihet ende arsyeja e saktë e vonesës, dhe qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, për të mbrojtur të drejtat e tyre si pasagjerë dhe për të garantuar trajtim dinjitoz.