Kancelari i gjykatës së Elbasanit u godit në kokë nga dy persona

172
Sigal

Policia e Elbasanit ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kancelarit të gjykatës, Ledio Sulkuqi. Sipas policisë, 51-vjeçari u godit në kokë me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua për në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Dyshimet e para për ngjarjen janë se ai është sulmuar për shkak të pozicionit të tij.

Ngjarja u regjistrua sapo Sulkuqi doli nga një bar kafe, shumë pranë policisë së Elbasanit.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2022, rreth orës 22:30, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta në kokë shtetasi L. S., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.