Kamioni përplas për vdekje biçiklistin në Tiranë

300
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi sot në Kombinat. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se dy ditë më parë një tjetër kamion shkaktoi një aksident me vdekje në Tiranë. Për këtë aksident u arrestua shoferi i kamionit me origjinë nga Maqedonia e Veriut.