Kamikazët e pyjeve dhe pylltarët

593
Bërtasim e çirremi pa kufi kohe e hapësire. Revoltohemi deri në skutat e thella të trurit. Shkruajmë, mendojmë, flasim e debatojmë, të nxehur e me fjalë fyese. Trajtojmë në leksionet e silvikulturës e të politikës pyjore mbi etapat e zhvillimit të pyllit, ligjet e tija bioekologjike, po kështu edhe për politikat pyjore që nga individi e deri tek përgjegjësia e pylltarit e Kryeministrit e Kuvendit popullor. Dhe ndalemi. Marrim frymë thellë. Me pas… Disa marrin arratinë nëpër botë. Të tjerë braktisin profesionin vullnetarisht. Shumica nuk e ushtrojnë se reforma Rama – Koka i ka zëvendësuar me… Ndërsa kamikazët politik, organizuesit famëkeq të piramidës së pylltarisë shqiptare qeshin lozin, fitojnë nga kombinatet natyrale të prodhimit të drurit, ghetheve, luleve, rrënjëve…. Pylltarët shqiptarë, me mijëra, të ndarë në fraksione, vetëm i hakërrehen njërit apo tjetrit grup.
Si po shkatërrohen pasurit natyrore
Atëherë çfarë të bëjmë? Nuk mund të heshtësh. Ti vesh një gur mijëra tonelatash, ndërgjegjes njerëzore e profesionale, e të mos shprehesh, veprosh, reagosh në mënyrat nga më të ndryshme që demokracia shqiptare të ka dhënë. Këto fotografi, Hiroshime japoneze në ish pyjet magjepse shtatlarta e të dendura të Balgjajt të futin në labirinthet kërkimtare, për të gjetur fillin e Arjanës. E natyrshëm të lind pyetja: Cilët janë këto kamikaz që kanë masakruar këto peizazhe, shpërdoruar e rrafshuar mijëra hektar pyjesh dikur kolona cilindrore uniformëshe që formonin peizazhe pyjesh të mahnitshme? Dhe ja vazhdojmë arsyetimin: “Nuk mund të ndodhte ndryshe, kur vendin e specialistëve e kanë zënë, gjysmë ekonomist, edukator kopshtesh, biznesmen, gjimnazistë, veterinere, etj,etj, duke patur emërtesë në organika si: Përgjegjës seksioni në rrethet, specialist menaxhimi për pyjet shtetëror, specialistë të shërbimit të Ekstensionit dhe pyjeve komunal, specialist pyjesh të Zonave të Mbrojtura, etj…. Dhe aq më keq inspektorati shtetëror i pyjeve është grumbulluar në disa zyra në 12 qarqe, që vetëm presin të njoftohen kur ka dëmtime. – Shprehet inxhinier Sh.D. Kjo e vërtet tanimë historikisht e dokumentuar dhe thëne e stërthënë disa herë është shkaku kryesor i rrënimit ekologjik e mjedisor të pyjeve shqiptare. I kësaj plage në trupin varfanjak të popujve të malësive e kodrinave, e cila do të kulloi gjak, panik, hakmarrje, vjedhje, braktisje të fshatrave, shkatërrim të natyrës edhe për disa dhjetëra vjetësh. Dhe më tej vazhdojmë arsyetimin: “Ata specialist pyjesh që punonin në administratë dhe jepnin çfarë politikash duhet të ndiqnin apo çfarë nuk shkonte. Janë ende akoma që para viteve ’90 dhe shprehen se jemi më të mirët dhe fajin e katastrofës ia hedhin inspektorëve të thjeshtë. Ndërsa për mua ata janë të parët që janë bërë palë me kontrabandistët…..- shkruan inxh. D. H. 
Të punësuarit, ndodhen përpara dy presioneve psikologjike e jetësore
Së pari: Duke patur në drejtim, kategoritë e njerëzve të mësipërm, të cilët nuk dinë se nga lidhet gomari në lidhje më profesionin, japin udhëzime, direktive, urdhra plotësisht të gabuara ndoshta tinzare , hakmarrëse, përfituese për xhepat e tyre, duke shkatërruar, moralisht, profesionalisht e psikologjikisht specialistët pylltar.
Se dyti: Çdo kundërshtim apo mendim i kundërt në lidhje me ato si me sipër, dënohet mizorisht me sanksionin: largim nga puna. Kjo masë drastike për situatën teje të rëndë, mjerane, varfanjake të ekonomisë kombëtare shqiptare, është e papërballueshme është zbritje në errësirën e kobshme të varrit, familjarisht. Fajtorët tanimë njihen, dihen me tërë lakuriqësinë se janë politikanët cinik, anadollak e grabitës hamshor të të drejtave të njeriut, te drejtës së punësimit e të dinjitetit të tij. Dështim i paskrupullt i politikave pyjore, të servirura deri me tani nga politikanët shqiptar, të cilët, pyjet i kane trajtuar vetëm si objekt shfrytëzimi e fitimi parash pa mund e djersë, duke formuar e riformuar ligje obskurantiste, të pazbatueshme, jashtë çdo modeli evropian. Nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një reforme të thellë në përkatësinë e pronësisë. Ende edhe pas një çerek shekulli politikanët shqiptar nuk arrijnë të kuptojnë “se ka më shumë se 500 vjet ku janë njohur të drejtat e pronave në bujqësi në troje, në pyje, në kullota por edhe në kroje.,, ( I.Gj col.ing.) Kjo është jo vetëm në themel te zhvillimit kapitalist të ekonomisë kombëtare por edhe motori i mirëqenies së individit kudo ku ai jeton, punon e vepron. Si mund të dalim nga ky kolaps i tmerrshëm i shkretimit ekologjik dhe njerëzor të shtetit më të varfër të evropës? Kamikazëve politik, qeveritarëve të sotëm, u duhen ndaluar veprimet zhdukëse në pyjet e të gjitha llojeve, e neglizhimit të specialistëve të tyre për të qenë afër pyllit me mendimin tekniko shkencor organizues e zbatues të ligjeve serioze, reale shqiptare e pranë modeleve evropiane. Kjo arrihet vetëm me bashkim, bashkërendim e opozitar energjik, të fuqishëm e plote logjikë arsyetimi në shtrimin, diskutimin e problemeve të mprehta që ka sot pylltaria shqiptare. Përndryshe vetëm do të lotojmë e do të shohim pyjet ndër sytë tanë të zhduken për dhjam qeni e popullata do të braktis fshatrat malore, e vendi do të shkretohet. Përgjegjësinë nuk do tua heq askush, ashtu siç doktorit kur i vdes i sapo operuari.
Sigal