Kakavijë – Kamera termike zbulon tre persona me drogë, i largohen policisë

565
Policia kufitare e Kakvijës ka sekuestruar 22 kilogramë kanabis sativa. Droga po transportohej nga tre persona, të cilët u konstatuan mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 me anë të kamerave termike.

Sipas policsë, “tre personat po udhëtonin në këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit, të cilët sapo janë pikasur nga policia ata kanë braktisur çanatat, duke përfituar nga erresira janë larguar në drejtim të pyllit.

Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve. Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva”.

Nga ana e Policisë vijon puna për kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim te mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve ”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Sigal