Korçë – Maskat të armatosur dhunojnë familjarët, i vjedhin kasafortën me lekë

488
Një banesë ka rënë pre e grabitjes në fshatin Kamenicë të Korcës. Sipas policisë kallëzimi është bërë nga 53-vjeçari N.B, i cili pretendon se autorët ishin të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta ku dy persona të maskuar të cilët dyshohet të kenë pasur edhe armë kanë hyrë në banesën private.

“Këta të fundit, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy personave që ndodheshin në banesë, kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës kishte një sasi lekësh, disa dokumenta dhe më pas janë larguar. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Sigal