“Ka disa shqiptarë në Rripin e Gazës”, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt, po mundohemi t’i largojmë nga zona e luftës

39
Sigal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt bën me dije se po vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa shtetas shqiptarë të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

“Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, njofton ministria.