Jo vetëm shëndetin, Covid-19 “prek” edhe xhepat e qytetarëve me vështirësi financiare

262
Sigal

Përveç problemeve shëndetësore, Covid-19 shkakton dhe rrënimin financiar, kryesisht në familjet me të ardhura të ulëta.

Një qytetar nga Gjirokastra,i cili nuk pranon të identifikohet, ka treguar peripecitë që ka kaluar. Thotë se ka shpenzuar 500 mijë lekë të vjetra për ilaçet. Ato i ka përdorur para dhe pasi ka dalë nga spitali Infektiv.

“Të gjitha çfarë kam blerë me ilaçe dhe vitamina apo qetësues, kanë kushtuar rreth 50 mijë lekë.”

Ai tregon se kura që i dha mjeku i familjes në Gjirokastër, nuk e përmirësoi. Në gjendje të rëndë, shkoi në spitalin Infektiv në Tiranë.

“Me doktoreshën e lagjes jemi lidhur gjithmonë. Ajo na ka dhënë kurat e saj lidhur me Covid. Megjithatë puna u bë tek Infektivi në Tiranë.”

Duke menduar vështirësitë që kaloi, shprehet i lumtur që Covid-19 nuk preku fëmijët dhe bashkëshorten e tij.