Jepte lekë me fajde, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

603
Sigal

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin Endri Llesha, pasi ishte i shpallur në kërkim për pastrim parash dhe se jepte lekë me fajde.

Mësohet se 24-vjeçari është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Njoftimi i Policisë:

Policia kufitare në pikën Hani i Hotit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim. Bëhet e ditur se në pranga të policisë ka rënë një Endri Lesha, 24 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.148 (1296), datë 12.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim pa liçensë i veprimtarisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.