Ja si e dëmton duhani lëkurën tuaj

549
Sigal

SHKENCËTARËT ITALIANË/ Nikotina shfaq te gratë një formë të veçantë aknesh që kurohet me shumë vështirësi  

Lajmi i fundit ka të bëjë me konfirmimin që nikotina sjell tek gratë një formë të veçantë aknesh, e vështirë për t’u kuruar, e quajtur nga dermatologët Akne Komedogjene Pas Adoleshencës( CPAA). Studimi është i Institutit Dermatologjik San Galliaco i Romës, studiuesit e të cilit, kanë saktësuar që dëmet e shkaktuara nga kjo lloj akne janë të përhapura në fytyrë në mënyrë aq të madhe, sa të ketë një impakt psikofizik të rëndësishëm mbi gratë. Dermatologët kanë analizuar 226 gra të prekura nga aknet, në moshë nga 25-50 vjeçare: CPAA është ndeshur në 85% të personave të ekzaminuara, ndër të cilat 71, 4% pinë duhan. Është më se e qartë lidhja e ngushtë midis duhanit dhe aknes CPAA.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf