Ja si duhet të veproni nëse doni të shikoni për aktivitetin privat te e-albania për leje

545
Sigal

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është gati vërtetimi online në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 – 26 prill).

Ky vërtetim merret vetëm një herë.

Rama thotë se duhet pasur kujdes, pasi ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli. Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në e-albania sipas kategorisë përkatëse.

“Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si administrator me kredencialet tuaja. Klikoni butonin regjistro një biznes. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”. Pasi të klikoni butonin “përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë. Klikoni butonin “dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura. Ruani veten, punonjësit tuaj dhe konsumatorin! Përdorni e-albania. Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale” – shkruan Rama.

“Konstatojmë se ka dyqane joushqimore që lajmërojnë hapje për nesër! Hap i nxituar në kundërshtim me ligjin çdo hapje e pamiratuar nga ministria e shëndetësisë! Bizneset e lejuara, në bazë të urdhrit të ministres së shëndetësisë për javën e ardhshme (20-26 prill), janë të publikuara në portalin e-albania, së bashku me protokollet përkatëse të sigurisë shëndetësore.

Hapja e çdo aktiviteti tjetër jashtë asaj liste të miratuar është e kundërligjshme. Verifikoni në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet. Do të vendoset dhe do të lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 prill – 3 maj)” – thotë Rama.