Ja reforma e dështuar me ujësjellësat që po zhvat qytetarët! Task Forca për Ujërat Larës nis kontrollet për bizneset

 

Me pak fjalë, qytetarët e Shqipërisë po përballen me rritje drastike të çmimit të ujit në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani ky është efekti i vetëm konkret që prodhoi reforma e thelluar e qeverisë, ndërkohë që gjendja financiare e Ujësjellësave mbetet gjithandej e vështirë, ndërsa shërbimi i furnizimit me ujë mizerabël.

Në maj të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë e re të menaxhimit të Ujësjellësave. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Infrastrukturës doli në një deklaratë për mediat ku shpjegoi se ndërmarrrjet e ujësjellësave do të kalonin në menaxhimin e qeverisë dhe nuk do t’i liheshin më bashkive.“Nga 61 ujësjellës, që ndodhen në 61 bashki të vendit do të kalohet me 15 ujësjellës qendror, të cilët do të mirëmenaxhojnë financat dhe burimet natyrore nën mbikqyrje. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë aksioneri mazhoritar, i secilit prej 15 ndërmarrjeve duke bërë një mirëmenaxhim të situatës, nisur nga kreditë që janë marrë gjatë kohës së tranzicionit, por mbi të gjitha për të vënë në jetë të gjitha politikat sa i përket sistemit të ujësjellësve dhe ujërave të ndotura,” -deklaroi Balluku. Sipas numrit dy të qeverisë, zbatimi i reformës së thelluar do të niste menjëherë pas publikimit të vendimit në Fletore Zyrtare dhe se brenda vitit 2022 qytetarët do të shihnin rezultatet konkrete. Dy vjet pas nisjes së reformës së qeverisë për përqëndrimin e Ujësjellësave, tashmë efektet konkrete kanë mbërritur. Qytetarët në të gjithë Shqipërinë po përballen me rritje dyshifrore të tarifave të ujit.Vetëm gjatë muajve të fundit, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar rritjen e tarifave për qarkun e Fierit, atë të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës. Në shumë raste rritja e tarifave shkon edhe mbi 60 për qind.

NOA

Për qytetarët e Vlorës, çmimi i ujit u rrit me 33 për qind, nga 45 lekë për metër kub që ishte në 60 lekë për metër kub. Tarifa për biznesin u rrit, ndërkohë që tarifa fikse mujore u dyfishua. Në Fier, tarifa e ujit u rrit muajin e kaluar me 16 për qind, ndërsa ajo për shërbimin e ujërave të zeza u rrit me 53 për qind. Në Lezhë dhe Durrës, po ashtu rritjet janë dyshifrore, ndërkohë që në radhë është aplikimi për rritjen e tarifave të ujit në Pogradec.

Pas përfundimit të afatit 3-mujor për instalimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur, Task Forca e Ujërave Larës ka nisur kontrollet në çdo subjekt për të certifikuar e monitoruar procesin. Sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria, subjektet, që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve.

Me pak fjalë, qytetarët e Shqipërisë po përballen me rritje drastike të çmimit të ujit në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani ky është efekti i vetëm konkret që prodhoi reforma e thelluar e qeverisë, ndërkohë që gjendja financiare e Ujësjellësave mbetet gjithandej e vështirë, ndërsa shërbimi i furnizimit me ujë mizerabël.

Ministrja e Infrastrukturës iu rikthye reformës së ujësjellësave në Vlorë, ku me nervozizëm të theksuar kërcënoi punonjësit e ndërmarrjes rajonale të ujit me burg dhe SPAK. Preteksi i këtyre kërcënimeve ishin paditë masive të punonjësve dhe ish punonjësve të Ujësjellësit, të cilët janë duke fituar miliona euro në gjykata. Por shkaqet e reagimit nervoz dhe kërcënimeve të Ballukut shkojnë përtej skemës së vlonjatëve. Ato lidhen edhe me dështimin e reformës, për të cilën ministrja e Infrastrukturës premtoi rezultate konkrete, por që në të vërtetë vetëm sa u futi dorën thellë në xhep qytetarëve.

Subjektet që s’kanë instaluar impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, gjoba e deri heqje licence

Pas përfundimit të afatit 3-mujor për instalimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur, Task Forca e Ujërave Larës ka nisur kontrollet në çdo subjekt për të certifikuar e monitoruar procesin. Sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria, subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkonin ujërat e ndotur në ujëra larës kishin detyrimin që të instalonin impiantet e trajtimit dhe largimit të tyre, deri në javën e parë të muajit maj. Ndërkohë që, me përfundimin e këtij afati parashikohej nisja e funksionimit të Task Forcës, që përmes kontrolleve në terren ka për detyrë të monitorojë zbatimin e këtyre detyrimeve. Aktualisht nuk janë bërë publike të dhëna konkrete mbi ecurinë e procesit dhe zbatimin e detyrimit nga bizneset, ndërkohë që Task Forca ka të drejtë të vendosë masa administrative, në rast të konstatimit të shkeljeve. Akti Normativ i ndan subjektet në 3 kategori, në varësi të popullsisë ekuivalente, ndërkohë që masa e gjobave varion sipas kategorisë që i përket subjekti.

Vlera e tyre është parashikuar nga 1.5 mln lekë, në 2.65 mln lekë. Megjithatë, subjektet që nuk zbatojnë këto detyrime ligjore rrezikojnë edhe heqjen e licencës. Fillimisht, Task-Forca, me vendosjen e gjobës u lë 60 ditë afat subjekteve përkatëse për plotësimin e standardeve.

Nëse edhe pas 60 ditësh, detyrimi nuk është përmbushur subjekti gjobitet 2 – fish, ndërkohë që me përfundimin e sezonit turistik propozohet heqja e licencës, lejes ose autorizimit, për kryerjen e veprimtarisë ekonomike.